TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shtator 2024, 14:17

Atentati ndaj ish-prokurorit dhe 'Rrumit të Shijakut'; SPAK kërkon 11 vite burg për Ramazan Rrajën

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj ish-prokurorit dhe 'Rrumit të Shijakut'; SPAK
Ramazan Rraja dhe Aleksandër Laho

Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Ramazan Rrajën, Bashkim Haxhian, Gent Ndërjakun, Endrit Sinanin, Julian Pjetrin, të akuzuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksander Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Sipas prokurorisë, ata nga gushti i vitit 2019 kanë nisur ndjekjen, e Ndojt dhe Lahos dhe kanë siguruar armët dhe automjetet për të kryer vrasjen.

Po ashtu sigurim kushtesh për të kryer eliminimin e Arjan Ndojt dhe Aleksandër Lahos  edhe pas atentatit të 1 nentorit të 2019.

SPAK po jep pretencën ku kërkon dënimin e Ramazan Rrajës me 11 vite burgim ne aplikim te gjykimit të shkurtuat me 7 vite e 4 muaj burg.

Genti Nderjaku dënim me 9 vite burg, i ulet 1/3 përfundimisht 6 vite burg;

Bashkim Haxhia 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg;

Endrit Sinani 7 vite e 6 muaj burg, ulje e 1/3 përfundimisht me 5 vite burg;

Julian Pjetri 7 vite e 6 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht në 5 vite burg;

Ramazan Rraja u arrestua në afërsi të Fushë-Krujës. Në momentin e prangosjes atij iu gjet edhe një pistoletë në brez me fishek në fole gati për qitje.

Sipas policisë, 30-vjeçari nuk është larguar nga Shqipëria e gjatë kohës që ishte në kërkim fshihej në Durrës, Lezhë dhe Tiranë. Në momentin e arrestimit, ai u kap bashkë me Luis Konomin, i njohur ndryshe edhe si Elton Llozhi. Edhe ky i shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për akuza të tjera.

Atentati ndaj ish-prokurorit nuk është e vetmja çështje që hetuesit e kanë lidhur me emrin e Ramazan Rrajës. Në tetor të vitit të kaluar, ai u mor në pyetje edhe për masakrën e Fushë-Krujës, ku u vra kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj si dhe dy shokët e tij. Rraja po ashtu më herët rezulton i arrestuar në Belgjikë dhe Gjermani për drogë.

Si ndodhi atentati ndaj ish prokurorit:

Zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, si dhe dëshmia e  të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kanë ndihmuar SPAK për të zbardhur të plotë atentatin dhe rolin e secilit në këtë krim, ndërkohë në njoftimin e SPAK zbulohet se grupi i Plaurent Dervishaj kishte planifikuar edhe 2 plane të tjera për të vrarë prokurorin Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahon (Pëllumb Muharremin)

Një plan ishte planifikuar para atij të 1 nëntorit 2019 dhe pasi Ndoja dhe ‘Rrumi i Shijakut’ i shpëtuan atentatit në mbikalimin e Shkozetit, grupi i Plaurent Dervishaj kishte planifikuar një tjetër plan për t’i hequr qafe edhe pas 1 nëntorit 2019. Por, këto dy plane nuk u konkretizuan.

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor 2019, në mbikalimin e Shkozetit, ku grupi i Dervishajt qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin Arian Ndoja, Aleksandër Laho dhe shoferi Andi Maloku, i cili mbeti i vrarë. Pasi i vranë të birin, grupi i Dervishajt donte të vriste edhe babanë e Andi Malokut, Genci Malokun, i cili kërkonte drejtësi. Po ashtu në shënjestër, sipas SPAK kishin vënë edhe vëllanë e Rrumit të Shijakut, Vullnet Muça (alias Muharremi).

Dervishaj e donte kokën e Rrumit të Shijakut, Aleksandër Laho, sepse dyshonte se ai kishte organizuar sulmin me armë ndaj tij dhe dy miqve, Julian Meçes  Bashkim Haxhisë në 20 qershor 2019. Por mbetet e paqartë se pëse donte të vriste edhe ish-prokurorin Ndoja, i cili shoqërohej me një person me precedent penal si Laho. 

SPAK thotë se ka evidentuar rolet e secilit prej të pandehurve, si organizatorë, financues, ekzekutorë dhe ndihmës në këto ngjarje. Të pandehurit kanë ngritur infrastrukturën e nevojshme, duke siguruar armët e zjarrit, automjetet dhe targat (e vjedhura) madje kanë siguruar dhe informacion mbi lëvizjet e tyre nga bazat e të dhënave shtetërore

“Të pandehurit ka rezultuar se kanë ngritur infrastrukturën e nevojshme me qëllim ekzekutimin e personave të targetuar për t’u vrarë, duke siguruar armët e zjarrit, automjetet dhe targat (e vjedhura) që do të përdornin për të ndjekur viktimat, të cilët nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre, kanë mundur që të sigurojnë informacione për lëvizjet e tyre edhe nga bazat e të dhënave shtetërore”, njoftoi SPAK./ Pamfleti

ramazan rraja atentati ndaj ish-prokurorit dhe \\\'rrumit të shijakut\\\'

Lini një Përgjigje