TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shtator 2024, 12:25

Flakët shkrumbojnë një banesë në Tiranë, shpëtohet 19-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

Flakët shkrumbojnë një banesë në Tiranë,

Një 19-vjeçare është shpëtuar nga forcat “Shqiponja”, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.

Ngjarja është regjistruar në rrugën “Sali Nivica”, ku 19-vjeçarja pasi kishte mbetur e bllokuar brenda në banesën që po digjej.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe i kanë dhënë ndihmë shtetases E. D., 19 vjeçe, e cila kishte mbetur e bllokuar brenda banesës që ishte përfshirë nga zjarri”, thuhet në njoftim.

Raportohet se e reja me iniciale E. D., ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Lini një Përgjigje