
Një 42-vjeçar i cili po punonte në ndërtimin e një kapanoni, humbi jetën dy ditë më parë në Roskovec pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Pas hetimeve të kryera nga polica rezultoi se kapanoni po ndërtohej pa lejen përkatëse dhe për këtë arsye arrestuan pronarin e kapanonit, 47-vjeçar. Gjithashtu u vlerësua se mungesa e zbatimit të rregullave në punë solli humbjen e jetës së 42-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 14.09.2024, për shtetasin S. B., 42 vjeç, i cili dyshohet se humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, ju bëjmë me dije se Stacioni i Policisë Roskovec arrestoi shtetasin E. K., 47 vjeç, banues në fshatin Suk-1, Roskovec, pasi në kapanonin që ai po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente, humbi jetën duke punuar shtetasi S. B., pa zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë.
Lini një Përgjigje