TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2025, 12:58

Apeli i GJKKO e la në burg, zbardhet dëshmia e Safet Bajrit: Kam qenë në diskotekë atë ditë

Shkruar nga Pamfleti

Apeli i GJKKO e la në burg, zbardhet dëshmia e Safet Bajrit: Kam

Apeli i GJKKO ka lënë në burg Safet, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin.

I forti i Shkodrës u arrestua më 21 Shkurt për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. Ai akuzohet se së bashku me Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij të parë Behar Bajrin, kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen me paramendim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Në seancë, Safet Bajri nuk i ka cilësuar përgjimet si një provë që vërtetojnë akuzat ndaj tij.

"S'e kuptoj se si mund të quhen prova këto përgjime pa lidhje. Unë në diskotekë dhe restorant peshku kam qenë atë ditë. Me të ikur në shtëpi, nga ajo rrugë do kaloj, ku kam kaluar gjithmonë", ka deklaroi ai.

Arrestimi i Safet Bajrit erdhi pas një kontrolli të mëparshëm të dështuar në shtëpinë e tij. Avokati i tij tha për mediat se Bajri ishte paraqitur vetë në policinë e Shkodrës për të dorëzuar një kampion ADN-je.

Motivi i vrasjes së xhaxhait të Ibrahim Licit, rivalit të Bajrave, sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, kishte vrarë pjesëtarin e grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci.

Gjithashtu më 13 Mars u bë e ditur se për këtë ngjarje në pranga kishtë rënë edhe e dashura e Bajrit, Eria Ago. Ago ishte arrestuar më datë 26 shkurt me urdhër ndalimi nga SPAK, me masë sigurie "arrest në burg", në akuzën "Përkrahja e autorit të krimit" në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit.

Lini një Përgjigje