TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Qershor 2023, 12:25

Aksioni në kampin e MEK, Shqipëria ka marrë urdhër nga jashtë; provat do të eksportohen

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni në kampin e MEK, Shqipëria ka marrë urdhër nga
Pamje nga aksioni i MEK në Manzë

Vendimi i GJKKO-së për kontrollin në kampin e MEK dhe sekuestrimi i materialeve dhe dokumentacionit, ka ardhur nga jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë të gjitha provat e sekuestruara po eksportohen. Nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe urdhër-arreste. Veprimtarinë dyshohet se e kanë kryer jashtë Shqipërisë.

6 drejtues të organizatës MEK janë vënë nën hetim nga policia e Durrësit, pasi u përplasën një ditë më parë me efektivët e policisë, gjatë kontrollit të kësaj të fundit me urdhër të GJKKO-së, brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Nën hetim janë vënë H.N., 73 vjeç; M.B., 72 vjeç; A.A., 72 vjeç; B.S., 63 vjeç; A.A., 61 vjeç dhe D.F., 70 vjeç. Ata po procedohen penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.

aksioni në kampin e mek

Lini një Përgjigje