TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Tetor 2023, 21:08

Aksion blic në Sarandë, policia zbarkon për kontroll në banesat e disa zyrtarëve të IMT; 4 në pranga

Shkruar nga Pamfleti

Aksion blic në Sarandë, policia zbarkon për kontroll në

Një operacion blic është duke u zhvilluar që në orët e pasdites së kësaj të hëne në Sarandë.

Burime për mediat bëjnë me dije se operacioni po zhvillohet për ekzekutimin e disa urdhër arresteve ndaj zyrtareve të administratës së Sarandës me urdhër të Gjykatës. Raportohet se janë arrestuar disa persona. Bëhet fjalë për 4 ish punonjës të IKMT Sarandë.

Të arrestuarit janë: Vangjel Xhavara, Besian Koçi, Artur Musai, ish-Kryeinspektor i INUV dhe Erton Zekaj, inspektorë të cilët dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtimet pa leje në Ksamil kryesisht gjatë periudhës mars-qershor 2023.

Musai, Xhavara dhe Koçi janë ende në detyrë në Bashkinë e Sarandës, në pozicione të tjera, të transferuar nga detyra para disa muajsh.

Policia po kryen edhe kontrollin e banesave të zyrtarëve, përveç arresteve.

Ndërkohë, nuk dihet ende se kush i ka lëshuar urdhrat e arresteve SPAK apo Prokuroria Sarandë.

sarande aksion zyrtare kontroll policia

Lini një Përgjigje