
Banesa e një të moshuari në Lezhë ka rënë pre e një grabitje mëngjesin e sotëm, ku ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të kësaj të hënë në fshatin Malecaj të Lezhës, teksa dy persona të maskuar dhe armatosur hynë në banesën e familjes Buja.
Brenda shtëpisë ishte vetëm kryefamiljari Nikoll Buja, i cili sapo ka dëgjuar zhurmën është zgjuar dhe ka konstatuar grabitësit. Këta të fundit hasën në rezistencën e te moshuarit dhe kanë nisur të përleshen me të, duke e goditur në pjesën e kokës, teksa kanë qëlluar dhe me armë zjarri.
Ata janë larguar nga banesa, teksa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.
Lini një Përgjigje