TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Tetor 2023, 20:32

Përplasen dy motomjete në Fier, plagosen dy të rinjtë dhe pasagjeri 14-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Përplasen dy motomjete në Fier, plagosen dy të rinjtë dhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku tre të rinj kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy motorë, të cilët janë përplasur me njëri tjetrin.

Nga aksidenti janë dëmtuar dy drejtuesit e motorëve dhe një pasagjer, 14 vjeç. Të tre të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

"Rreth orës 19:00, në fshatin Adë, Fier, motomjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. Z., 18 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 drejtuesit e motomjeteve dhe një pasagjer në njërin motomjet, 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit?", njofton policia.

Lini një Përgjigje