TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2024, 07:07

Aksidenti i frikshëm në autostradën Lezhë-Laç/ Përplasen dy makina, njëra përfundon në parkingun e lokalit; dëmton edhe 8 të tjera

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti i frikshëm në autostradën Lezhë-Laç/

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

Dy automjete janë përplasur dhe njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali duke dëmtuar 8 makina të tjera si dhe rrezikuar jetën e klientëve.

Nga aksidenti një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lezhë, ndërsa aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në të dyja anët e aksit Lezhë-Laç.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe shkaqet e këtij aksidenti.

'Rreth orës 22:05, në aksin rrugor Lezhë- Milot,  automjeti tip “Audi”,  me drejtues shtetasin E. Gj., është përplasur me automjet tip “Mercedes”, me drejtues shtetasin L. L, dhe me disa automjete të cilat ndodheshin të parkuara pranë një restoranti.

Nga përlasja e automjeteve është dëmtuar lehtë pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Mercedes”, shtetasi M. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.', njofton policia.

aksidenti i frikshëm në autostradën lezhë-laç

Lini një Përgjigje