TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2024, 21:02

Plagosja e 70-vjeçarit në Durrës, policia jep detaje: Autori u arrestua në tentativë për t’u arratisur!

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja e 70-vjeçarit në Durrës, policia jep detaje: Autori u

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e ndodhur në qytetin e Durrësit pasditen e sotme. Mësohet se 70-vjeçari Fadil Hunda mbeti i plagosur pas një konflikti të çastit me 56-vjeçarin Adil Hizdri, i cili është arrestuar.

Sipas informacioneve dyshohet se të dy janë konfliktuar për shkak të një borxhi që i moshuari i kishte autorit 31-vjeçar. Pas plagosjes, polica ka arritur që ta arrestojë në tentativë për t’u arratisur 31-vjeçarin.

Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici, për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Lini një Përgjigje