TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2024, 20:12

Kërcet arma në Durrës, plagoset një person; në pranga autori 31-vjeçar!

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet arma në Durrës, plagoset një person; në pranga

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit në Lagjen-17 pranë një lokali. Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një 70-vjeçar.

Sipas informaioneve konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ku 31 vjeçari, Adil Hizdri ka plagosur me armë zjarri 70-vjeçarin, Fadil Hunda. Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e 31-vjeçarit si dhe shoqërimin e 56-vjeçarit i cili ishte bashë me të riun. 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Lini një Përgjigje