TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2024, 14:51

Në proces divorci me gruan, 50-vjeçari i djeg lokalin në Vlorë bashkëshortes

Shkruar nga Pamfleti

Në proces divorci me gruan, 50-vjeçari i djeg lokalin në

Policia e Vlorës ka zbardhur dhe dokumentuar djegien e qëllimshme të një objekti në fshatin Nartë, e cila fillimisht u raportua si aksidentale.

Autoritetet kanë identifikuar dhe arrestuar 50-vjeçarin, që dyshohet se ndezi zjarrin në lokalin e bashkëshortes së tij, i cili më pas u përhap në 3 garazhe ngjitur.

Mësohet se 50-vjeçari dhe bashkëshortja e tij janë në një proces divorci.

"Zbardhet dhe dokumentohet djegia e qëllimshme e një objekti në fshatin Nartë, ngjarje e cila fillimisht u raportua si aksidentale. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari që dyshohet se ndezi zjarrin në lokalin e bashkëshortes së tij, i cili më pas u përhap në 3 garazhe ngjitur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të thelluara për zbardhjen e rrethanave të djegies së një objekti, mesditën e djeshme, në fshatin Nartë, ngjarje e cila fillimisht u raportua aksidentale, bazuar në provat e administruara dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flames 2”. Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. X., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 50-vjeçari, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin lokalit që administron bashkëshortja e tij, shtetasja B. X., me të cilën është në proces divorci. Nga përhapja e flakëve u dogjën edhe 3 garazhe të shtetasit Ll. M., ku ai mbante 1 automjet, 3 motora, arka plastike dhe produkte ushqimore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

lokal vlore bashkeshorte

Lini një Përgjigje