Një 61-vjeçar nga Memaliaj është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë bashkëshorten e tij.
Pas kërcënimit është[ njoftuar policia e cila ka reaguar menjëherë duke e kapur në flagrancë 61-vjeçarin dhe duke sekuestruar mjetin prerës me të cilin kishte kanosur bashkëshorten.
“Memaliaj/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në një familje. Kanosi me mjet prerës (sëpatë), bashkëshorten e tij, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (sëpatë).
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte kanosur për jetën, me mjet prerës, nga bashkëshorti i saj, kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe arrestimin e shtetasit përgjegjës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. B., 61 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Lini një Përgjigje