
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Përmet-Këlcyrë.
Mësohet se shoferi i një automjet tip “Ford” ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës së shkaktuar nga reshjet e shiut dhe ka dalë nga rruga.
Makina ka bërë dy rrotullime dhe ka përfunduar në një fushë pranë. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në afërsi të kthesës së fshatit Kosinë, ndërsa automjeti po vinte nga Përmeti.
Shoferi i makinës, i identifikuar si S.Alushaj është dërguar në Spitalin e Gjirokastrës pasi është plagosur, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje