
Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia Italiane pasi akuzohet për dhunë, përdhunim, përndjekje, rrëmbim dhe zhvatje, të kryera ndaj të dashurës së tij.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, mësohet se shqiptari është denoncuar nga partnerja e tij, pasi ai e kishte dhunuar dhe i kishte shkaktuar shenja të rënda në trup.
Gruaja është paraqitur në komisariat me shenja mavijosjeje në fytyrë, si dhe një frakturë në gojë, që sipas saj, i ishin shkaktuar nga partneri i saj.
Ajo ka treguar se edhe pse synonte të largohej nga partneri për shkak të dhunës së mëparshme që kishte pësuar, e acaruar nga konsumimi i tepërt i lëndëve narkotike, pas disa ditësh diskutime, kishte pranuar ta takonte në një hotel ku ndodhej. E reja dëshmon, se pas takimit ai e ka sulmuar.
Mësohet se për disa orë ai e mbylli duke e penguar të largohej apo të kërkonte ndihmë, ndërsa e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale.
Gjatë hetimeve rezultoi se viktima ishte nënshtruar totalisht prej disa kohësh nga partneri i saj dhe se ishte zhvatur për 20 mijë euro. Po ashtu, ai e kishte detyruar të bënte video seksuale, të cilat më pas ia shiste të tjerëve.
Lini një Përgjigje