TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shkurt 2025, 15:39

Trafikoi tonelata kokainë në Europë dhe pastronte paratë e pista, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Trafikoi tonelata kokainë në Europë dhe pastronte paratë e

Policia italiane ka arrestuar shqiptarin me inicialet H.Y, një nga më të kërkuarit, si pjesë e një grupi kriminal. Ky person është i njohur për policinë, pasi është me precedent penal të mëparshëm.

I kërkuar nga Belgjika për trafikun e 1,5 tonë kokainë në rrugën Antwerp, Roterdam, Le Havre dhe Firence. Shqiptari kishte kontakt të parë me grupet kriminale në Kolumbi. Kujtojmë se më herët u arrestuan 6 shqiptarë dhe italianë, ndërsa 7 të tjerë u vendosën nën hetim.

Pas arrestimit, hetuesit kanë zbardhur edhe detaje, duke e konsideruar shqiptarin si një drejtues të rëndësishëm të organizatës dhe lidhje e fuqishme e karteleve kolumbiane të kokainës i cili do të ekstradohet në Belgjikë.

Aksioni i policisë është bërë nga Karabinierët e Borgo San Lorenzo më 28 janar.

“Personi akuzohet për aktivitet kriminal për qëllime trafiku ndërkombëtar droge dhe pastrim parash, si pjesë e një hetimi të kryer nga autoritetet italiane dhe belge me koordinimin e Eurojust, Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale”, raportojnë mediat italiane.

Nga Amerika Latine në Evropë: Trafikimi i drogës në portet veriore

Operacionit iu bashkua edhe Drejtoria e Qarkut Antimafia të Firences, që çoi në kapjen e një drejtuesi të organizatës, që importonte sasi të mëdha të kokainës direkt nga Kolumbia.

Droga zbarkohej në portet kryesore të Evropës Veriore, duke përfshirë Antwerp (Belgjikë), Roterdam (Holandë) dhe Le Havre (Francë), për t'u shpërndarë më pas në Itali dhe vende të tjera evropiane dhe për t'u shitur me pakicë.

Hetimet, të kryera si në Itali ashtu edhe në Belgjikë, zbuluan kontaktet e drejtpërdrejta të organizatës me kartelet kolumbiane dhe kalimin tranzit të rreth 1500 kg kokainë nëpër portet evropiane. Shqiptari etiketohet si kreu i saj, por hetimet janë ende në proces për të zbërthyer tërësisht funksionin dhe aktivitetin kriminal.

Gjatë operacionit, me mbështetjen e forcave policore evropiane, u sekuestruan:

-667 kg kokainë në portin e Le Havre (Francë)

-85 kg kokainë në Belgjikë.

Arrestimet dhe rolet në organizatë

Nga hetimet e para u bë i mundur arrestimi i 6 personave me kombësi italiane dhe shqiptare, të kapur në flagrancë, si dhe identifikimin e shtatë personave të tjerë të përfshirë në detyra të ndryshme në trafikun e drogës.

H.Y., shqiptar, thuhet se ka luajtur një rol drejtues në sistemin kriminal. Sipas hetuesve, ai ishte kreu i grupit që menaxhonte transportin e drogës dhe parave midis Belgjikës dhe Italisë. Ndaj tij ishte lëshuar edhe një urdhër-ndalimi ndërkombëtar evropian, teksa do të qëndrojë i paraburgosur në pritje edhe të ekstradimit në Belgjikë, ku do të gjykohet për krimet e kryera.

Lini një Përgjigje