TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shkurt 2025, 15:53

“Më bullizonte”/ Dogji automjetin e kushëririt, arrestohet 20-vjeçari në Fier

Shkruar nga Pamfleti

“Më bullizonte”/ Dogji automjetin e kushëririt, arrestohet

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur më 30 janar në Portëz të Fierit, ku 20-vjeçari Andrea Thimjo dogji me lëndë djegëse automjetin tip” Benz” në pronësi të shtetasit Robert Elmazaj.

Sipas policisë, autori i cilia është arrestuar, e ka djalë halle të dëmtuarin dhe dy kushërinjtë kanë pasur konflikte të vazhdueshme. Në dëshminë e tij, i riu ka treguar se Robert Elmazaj e tallte dhe bullizonte.

Andrea Thimjo ka shkuar natën te banesa e djalit të hallës, Robert Elmazaj, ka djegur automjetin me lëndë djegëse, benzinë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka bërë të mundur dokumentimin e ngjarjes me prova ligjore dhe ka arrestuar shtetasin Andrea Thimjo.

 

Lini një Përgjigje