TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shkurt 2025, 17:35

Qëlluan me armë në ajër pas debatit me vëllezërit Kurtaj, në kërkim 2 autorët; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti
Qëlluan me armë në ajër pas debatit me vëllezërit
Foto ilustruese

22-vjeçari Erion Vocrri dhe 27-vjeçari Rivaldo Zmijanej (Planaj) janë shpallur në kërkim pasi kanë qëlluar në ajër me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në Malësinë e Madhe, ku sipas policisë dyshohet se dy të rinjtë kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë, por janë pikasur nga banorët.

Policia shprehet se ata kanë qëlluar në ajër me mbi 100 plumba, pas debatit me tre vëllezërit Mirsad, Edison dhe Besim Kurtaj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gruemirë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e tyre.

U shpallën në kërkim shtetasit E. V., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dhe R. Z(P)., 27 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër;

Nga veprimet paraprake rezulton se dy shtetasit e mësipërm dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por janë diktuar nga tre shtetas banorë të fshatit e të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, njoftoi më herët policia.

 

Lini një Përgjigje