TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shkurt 2025, 18:42

Aksident i rëndë në aksin “Lezhë-Milot”, plagoset një çift dhe vajza e tyre e mitur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin “Lezhë-Milot”,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Gajushit në aksin Lezhë-Milot. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona. 

Fillimisht u raportua për dy të plagosur, por mësohet se nga përplasja është plagosur edhe vajza e mitur e çiftit që udhëtonin me mjetin me targa angleze.

Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje