
Policia italiane ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar, pasi është kapur me lëndë narkotike gati për shitje.
Gjatë një kontrolli u hasën dy persona duke shkëmbyer me shpejtësi diçka të dyshimtë. Kur panë efektivët ata tentuan që të largoheshin, kurse gjatë kontrollit 26-vjeçarit iu gjetën doza kokaine dhe mijëra euro cash. Policia shoqëroi edhe personin tjetër, që gjithashtu iu zbulua një sasi droge.
Në vijimësi të kërkimeve, 26-vjeçarit iu gjetën mbi 40 pako kokainë të fshehura në një pako me çamçakëz, me vlerë tregu disa mijëra euro. Kontrolli i mëpasshëm çoi në sekuestrimin e mbi 20 mijë euro cash, njofton media italiane.
26-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe në përfundim të gjykimit me procedurë të drejtpërdrejtë, Gjykata e Riminit la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Lini një Përgjigje