TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2026, 16:54

Aksident në aksin Fier-Roskovec, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Fier-Roskovec, plagoset rëndë drejtuesi i
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Roskovec, në zonën e njohur si Kuman.

Bëhet me dije se, një automjet tip “Citroen”, i drejtuar nga shtetasi Alfred Satëri, është përplasur me një motor që drejtohej nga shtetasi Mirjan Gergari.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe ka marrë dëmtime serioze në trup. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Ndërkohë, uniformat blu po marrin masa edhe për normalizimin e trafikut në këtë aks rrugor.

Aksident në aksin Fier-Roskovec, plagoset rëndë drejtuesi i

policia aksident i plagosur

Lini një Përgjigje