TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2026, 11:48

Armë nga Saranda në Tiranë për 800 euro, kush është 25-vjeçari që u arrestua (Emri+Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Armë nga Saranda në Tiranë për 800 euro, kush

Klodian Mustafa është arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar nga Policia e Tiranës kundër aktiviteteve kriminale.

Burime për mediat bëjnë me dije se 25-vjeçari dyshohet se kishte transportuar armë zjarri nga Saranda drejt Tiranës.

Sipas të dhënave paraprake, armët dyshohet se do të shiteshin në zonat e Freskut dhe Tufinës. Hetimet tregojnë se një armë zjarri dyshohet se tregtohej me një vlerë prej 800 eurosh.

"Në kuadër të operacionit “Next” Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën 2 armë zjarri automatike me municion, të cilat dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", informoi më tej policia.

Armë nga Saranda në Tiranë për 800 euro, kush

 

Lini një Përgjigje