TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2026, 11:33

Aksident i i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i i rëndë në Tiranë, makina përplas për

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar në Tiranë, ndërsa policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit të përfshirë në ngjarje.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi më 18 maj në rrugën e fshatit Damjan, ku automjeti që drejtohej nga shtetasi O. K., 26 vjeç, përplasi këmbësorin B. A., 57 vjeç.

Si pasojë e goditjes, 57-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua menjëherë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Pas ngjarjes, policia arrestoi drejtuesin e mjetit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje