TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2026, 15:33

Vrasja e Ilaria Sulës në Itali, Prokuroria kërkon burg përjetë për autorin

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Ilaria Sulës në Itali, Prokuroria kërkon burg

Prokuroria e Romës ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Mark Antony Samson, i akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij shqiptare, Ilaria Sula, një ngjarje që tronditi opinionin publik në Itali.

Sipas organit të akuzës, krimi është kryer me paramendim dhe në mënyrë të ftohtë. Gjatë seancës përfundimtare në gjyqin që po zhvillohet në sallën bunker të burgut Rebibbia, prokurorët deklaruan se Samson kishte planifikuar vrasjen dhe më pas kishte tentuar të zhdukte gjurmët e saj.

Hetimet tregojnë se studenti dyshohet ta ketë goditur 3 herë në qafë Ilaria Sulën brenda apartamentit të saj në Via Homs, në lagjen Africano të Romës.

Sipas prokurorisë, pas krimit, trupi i pajetë i studentes shqiptare u fut në një valixhe dhe më pas u braktis në zonën e Capranica Prenestina, në periferi të Romës.

Ndaj Mark Antony Samson, rëndojnë akuzat për vrasje me dashje të rënduar nga paramendimi, motive të dobëta dhe fshehje të kufomës. Prokurorët italianë theksojnë se provat e mbledhura ndaj tij konsiderohen “serioze, të qëndrueshme dhe bindëse”.

Çështja ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike në Itali dhe Shqipëri për shkak të detajeve të rënda të zbardhura nga krimi.

mark antony samson ilaria sula vrasje itali

Lini një Përgjigje