TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2023, 13:53

Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetë 22-vjeçarja; vajza e njërit prej shoferëve

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel te kthesa e Valiasit në Tiranë. Mësohet se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka ndërruar jetë një 22-vjeçare, e bija e njërit prej drejtuesve të mjeteve.

Ndërsa, drejtuesi tjetër është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

“Më datë 03.09.2023, rreth orës 13:00, te kthesa e Valiasit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin H. S., me automjetin me drejtues shtetasin Sh. O., (babai) dhe pasagjere shtetasen F. O., 22 vjeçe (vajza).

Si pasojë e aksidentit shtetasja F. O., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi H. S., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

aksident tirane nderron jete vajza

Lini një Përgjigje