TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Maj 2026, 20:20

Aksident i rëndë në Tiranë, motori përplas për vdekje babain e ministres Adea Pirdeni!

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Tiranë, motori përplas për
Foto ilustruese

Luan Pirdeni është transportuar drejt Spitalit të Traumës, por nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve.

Një aksident tragjik është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë, ku ka humbur jetën Luan Pirdeni, babai i ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”. Sipas informacioneve paraprake, 87-vjeçari po lëvizte me biçikletë kur është përplasur nga një motoçikletë që drejtohej nga një 31-vjeçar.

Pas përplasjes, i moshuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Pirdenit i është dhënë gjak, por nuk ia ka dalë të mbijetojë. Ministrja ka qenë pranë tij gjatë këtyre momenteve në spital. Më herët, deputetët ndërprenë mbledhjen e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet, sepse thanë se gjendja shëndetësore e babait të ministres ishte shumë e rëndë dhe disa prej tyre po shkonin atje.

Policia bëri me dije se drejtuesi i motomjetit, shtetasi Sejdi Milla është arrestuar nga specialistët e qarkullimit rrugor, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”-njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur në një nga kryqëzimet më të frekuentuara të zonës, ndërsa ende nuk dihet nëse shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia, mosrespektimi i rregullave të qarkullimit apo faktorë të tjerë.

 

aksident i rëndë luan pirdeni

3 Komente

  1. D
    Durrsaku

    Kur nuk dihen shkaqet e aksidentit, pse eshte arrestuar? Apo sepse eshte babai i ministres i ndjeri ? Patjeter qe eshte fatkeqesi por lajmi i shpejte qe arrestohet shoferi eshte neverites.....

    1. N
      Nobody

      Aksidenti ka ndodhur dhe dikush, (pavaresisht se babai i kujt eshte) ka humbur jeten. Cilatdo qe te kene qene shkaqet, prape dikush ka vdekur dhe ai qe ka shkaktuar vdekjen duhet te ndalohet pavaresisht shkaqeve. Nuk hyn ministri apo ministresha ketu fare.

    2. P
      Populli qe mos qofsha

      Mjere shoferi se ai 87 mbi biciklete, vaj e paska pase jeten

      Lini një Përgjigje