TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Maj 2026, 19:30

Aksident në rrugën Prrenjas–Librazhd, plagosen dy të rinj; transportohen me urgjencë drejt Traumës!

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në rrugën Prrenjas–Librazhd, plagosen dy të rinj;
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Prrenjas–Librazhd, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet.

Sipas informacionit paraprak, nga përplasja kanë mbetur të plagosur rëndë dy adoleshentë, të cilët udhëtonin me motoçikletën. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Si pasojë e aksidentit, në zonë është krijuar edhe trafik i rënduar për disa minuta.

aksident në rrugën prrenjas–librazhd

Lini një Përgjigje