TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Qershor 2025, 10:09

Aksident i rëndë në Korçë, përplasen dy makina; plagosen 5 persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Korçë, përplasen dy makina;
Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Çiflig të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka ndodhur vetëm pak metra larg kryqëzimit të fshatit Çiflig, ku nga përplasja kanë mbetur të plagosur 5 persona, 3 prej të cilëve të rinj.

Burime të siguruara nga vendi i ngjarjes thanë se njëri nga mjetet e përfshira në aksident ka qenë duke lëvizur nga Maliqi në drejtim të Korçës ndërkohë që mjeti tip "Benz" ku ndodheshin 3 të rinj po qarkullonte në drejtim të kundërt.

Sipas të njëjtit burim, mjeti ku udhëtonin të rinjtë ka kryer një manovër të gabuar duke kaluar pa respektuar sinjalistiken rrugore nga krahu i djathtë në krahun e kundërt, për të hyrë në një biznes në afërsi të aksit nacional.

Kjo lëvizje e papritur ka sjellë dhe përplasjen kokë me kokë të dy mjeteve. Të 5 personat që kanë qenë në të dyja mjetet kanë përfunduar në spitalin e Korçës ku e po marrin ndihmën mjekësore.

Lini një Përgjigje