TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shtator 2024, 20:24

Aksident i rëndë në Dibër, 16-vjeçari përplas me makinë fëmijën e mitur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Dibër, 16-vjeçari përplas me
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 16-vjeçar ka përplasur me makinë një fëmijë të mitur.

Mësohet se drejtuesi i automjetit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por policia ka bërë të mundur arrestimin e 16-vjeçarit.

Aksidenti ndodhi pasditen e sotme në lagjen Kamen, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në lagjen Kamen, ku një fëmijë i mitur u godit nga një automjet, shoferi i të cilit u largua nga vendi i aksidentit.

Pas një serie veprimesh intensive hetimore dhe procedurale, shërbimet e Policisë së Shtetit arritën të identifikojnë dhe ndalojnë drejtuesin e automjetit, shtetasin A.K., i cili është 16 vjeç. Ai është shoqëruar në Komisariat për hetime të mëtejshme.

Grupi hetimor është ende në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje