TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shtator 2024, 16:28

Vrasja e Egli Progës/ Kërkoi masë më të butë, Gjykata e Apelit lë në burg Denis Meçen

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Egli Progës/ Kërkoi masë më të butë,

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Denis Meçen, autorin e vrasjes së 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec.

Denis Meçe kishte kërkuar ndryshimin e masës nga “arrest me burg” në një masë më të butë. Ai ka pretenduar se nuk ka dashur ta vrasë, por gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

Ndërsa Gjykata e Apelit la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Denis Meçen.

Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për Voltan Shkulakun, Leonidha Guçen dhe Arsjan Manellarin  Ndaj tyre rëndojnë akuzat "Moskallzim krimi", dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ata kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Si ndodhi ngjarja?

Të dielën e 10 gushtit, 42-vjeçari Egli Proga, u raportua se humbi jetën pasi ishte rrëzuar në rrugë në gjendje të dehur në Pogradec.

Por rezultoi se kjo pistë ishte një mashtrim për të fshehur ngjarjen e rëndë pasi 42-vjeçari u dhunua për për vdekje dhe ndërroi jetë më pas në spitalin e Pogradecit.

Për shkak të një sherri për motive të dobëta, dyshohet se në gjendjen e alkoolit janë konfliktuar fizikisht jashtë ambienteve të një lokali. 42-vjeçari pasi është dhunuar është futur në ambientet e brendshme të lokalit për disa minuta dhe pasi ka dalë jashtë ka rënë në rrugë pa ndjenja.

Edhe pse u transportua në spital, Proga nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve dhe humbi jetën mbrëmjen e 10 gushtit.

Pas sherrit, i riu u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua sot bashkë me 3 persona të tjerë që kanë penguar zbulimin e krimit. Policia e Korçës njofton se në pranga kanë rënë Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale "Moskallzim krimi", dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ata kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Ndërkohë, ndaj të riut Denis Meçe rëndon akuza për veprën penale “Vrasja me dashje”./Ora News

Lini një Përgjigje