
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, ku si pasojë ka humbur jetën një 63-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Berat.
“Rreth orës 12:55, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, shtetasi G. I., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin N. H., rreth 63 vjeç, këmbësor.
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi N. H. ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë shoqëruan drejtuesin e automjetit, shtetasin G. I., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje