TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Dhjetor 2024, 13:08

E rëndë në Berat, masivi guror zë poshtë punëtorin 47-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Berat, masivi guror zë poshtë punëtorin
Foto Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat. Mësohet se gjatë punimeve masivi i gurëve ka zënë poshtë një punëtor e si pasojë, 47-vjeçari ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë, gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin 47 vjeç, banues në Berat.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, 47-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

aksident ne pune

Lini një Përgjigje