TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Dhjetor 2024, 11:14

Adoleshentët kalojnë nga thika në pistoletë/ 15-vjeçari kërcënon me armë bashkëmoshatarin, arrestohet nga policia!

Shkruar nga Pamfleti

Adoleshentët kalojnë nga thika në pistoletë/

Adoleshentët vijojnë të jenë nën influenca tepër negative ku promovohet përdorimi i dhunës. Kjo vihet re edhe në rastet e shtuara të dhunës, kanosjes me thikë dhe armë mes tyre. Një rast i tillë është regjistruar edhe ditën djeshme në Kamëz, ku një 15-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi kërcënoi me arë një 16-vjeçar.

Ndërkohë që ditën e sotme, 15-vjeçari është arrestuar ndërsa arma e përdorur prej tij është sekuestruar nga policia.

Adoleshentët kalojnë nga thika në pistoletë/

“Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gun”. Kanosi me armë zjarri një 16-vjeçar, arrestohet autori i dyshuar. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, pas informacionit të marrë se në Valias, një 15-vjeçar kishte kanosur me armë zjarri, një 16-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gun”.

Gjatë operacionit u arrestua një shtetas 15-vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 19:00, në Valias të Ri, ka kanosur me armë zjarri një shtetas 16 vjeç. Arma e zjarrit tip pistoletë, së bashku me krehrin dhe municionin luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje