
Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur "Dogana". teksa të plagosur kanë mbetur tre persona.
Një automjet tip Hunday, që po qarkullonte në drejtim të qytetit të Beratit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Makina është rrokullisur dhe më pas ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy vëllezër dhe një grua që ndodheshin brenda në mjet.
Mësohet se të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Burime nga spitali i Beratit kanë konfirmuar se të plagosurit kanë marrë plagë të shumta dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, për të zbuluar edhe shkaqet e aksidentit.
Lini një Përgjigje