
Gjykata e Vlorës ka lënë burg dy nga 4 të huajt e arrestuar, të akuzuar për rekrutimin e shtetasve të huaj për aktivitete të paligjshme në vendin tonë.
Ndërsa dy të tjerë i liroi, duke zbutur masën e sigurisë në “detyrim paraqitje”. Shtetasit nga Ukraina dhe Bjellorusia dolën sot përballë togave të zeza. Ata u arrestua mesditën e së premtes gjatë aksioni të policisë. 4 shtetasit ishin me kombësi nga Bjellorusia dhe Ukraina.
Gjykata ka vendosur arrest me burg për Mark Vladimir Petrenko, 27 vjeç, nga Ukraina dhe Nazar Yuri Khamuilo, nga Bjellorusia. Ndërkohë, për dy shtetas të tjerë, Oleksandr Tavorskyi, 23-vjeç dhe Marianna Michaela Syzareva 22-vjeçe nga Ukraina, u dha masa e “detyrimit të paraqitjes”.
Sipas gjykatës, nuk ka prova të mjaftueshme që të jenë të përfshirë drejtpërdrejt në aktivitetin e shfrytëzimit të të rriturve, me qëllim përdorimin e tyre për aktivitete të paligjshme në qytetin e Vlorës.
Lini një Përgjigje