TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Dhjetor 2024, 13:18

Dhunoi gruan me sende të forta, arrestohet 29-vjeçari shqiptar për tentativë vrasjeje në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi gruan me sende të forta, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rimini të Italisë, ku një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar për tentativë vrasjeje.

Sipas mediave italiane, ai goditi bashkëshorten në kokë dhe këmbë sapo u kthye në shtëpi dhe ndërsa mbante në krahë vajzën 14 muajshe.

Pasi hyri në shtëpi, gruaja dyshohet se u godit vazhdimisht me një okllai, që i shkaktoi lëndime të konsiderueshme në kokë dhe këmbë.

Skena u përshkrua si shumë e dhunshme dhe shumë fqinjë raportuan se kishin dëgjuar britma që vinin nga brenda shtëpisë. Pas alarmit, efektivët kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke e gjetur gruan në gjendje kritike.

arrestim shqiptar itali tentative vrasje

Lini një Përgjigje