
Adoleshenti, i cili mëngjesin e së premtes plagosi shokun e klasës brenda ambienteve të shkollës “Mustafa Hoxha” në Cakran, u paraqit para gjykatës sot.
Ai u njoh me masën e sigurisë arrest me burg dhe mjekim në spitalin e burgut, pasi dy ditë më parë u vu në pranga për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.
Sipas dëshmisë së të plagosurit, konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale. Ndërsa autori pritet që në dëshminë e sotme të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.
I mituri nuk ka folur në seancë për dinamikën dhe motivet, por ka thënë vetëm:
“Nuk jam në gjendje të flas, jam në ankth!”.
Nxënësi i mitur ra në prangat e policisë dy ditë më parë (14 Dhjetor) dhe është arrestuar nga blutë e Fierit me akuzën “vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”. Autori i dyshuar del para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja e gatshme për të mitur Klodiana Kryeziu, dhe Prokurore Oliana Gjergjefi, e cila ishte e pranishme në shkollë edhe ditën e ngjarjes dhe në deklaratën për media ka pohuar se ngjarja është shumë e rëndë, por ka garantuar hetim të plotë dhe të gjithanshëm.
Ndërkohë mësohet se 17-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk dihet nëse ky detaj do të merret në konsideratë në vijim nga togat e zeza dhe prokuroria, teksa i mituri përfaqësohet nga avokati Toto Avdiaj.
Sipas dëshmisë së të plagosurit, konflikti ka nisur një muaj më parë, pas postimit të disa fotove në rrjetin sociale Snapchat për një foto, ndërsa autori pritet që në dëshminë e sotme të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, që tronditi mbarë opinionin publik.
Kujtojmë se adoleshenti e goditi shokun e klasës 4 herë me thikë. Vetë i mituri i plagosur ka rrëfyer se shpëtoi falë ndërhyrjes së mësueses.
“Ai më qëlloi në shpatull dhe në këmbë. U shmanga, u futa brenda në klasë mbylla derën, por nuk e mbaja dot mbyllur për shkak të shpatullës. Në ato momenti erdhi mësuesja dhe më shpëtoi nga ai djali”, tha i dëmtuari.
Kjo ngjarje vjen një muaj pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit M.C dhe plagosjes së shokut të tij, nga një 14-vjeçar në afërsi të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ku sërish motiv u bë përshkallëzimi i një konflikti të nisur në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje