TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Dhjetor 2024, 10:10

Atentati ndaj biznesmenit në Athinë, policia greke kërkon ndihmë me homologët shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj biznesmenit në Athinë, policia greke kërkon
Irakli Davella

Një ditë pas atentatit mafioz ku humbi jetën Irakli Davella dhe u plagos rëndë Edi Lolo, policia greke po përpiqet të zbulojë se cili ishte motivi i ngjarjes së rëndë.

Pista kryesore ku po hetohet është ajo e larjes së hesapeve dhe autoritetet greke dyshojnë se krimi ishte i planifikuar.

Siç rezultoi nga hetimet e djeshme, makina e përdorur nga autorët e krimit ishte vjedhur në Athinë, para atentatit.

Atentati ndaj biznesmenit në Athinë, policia greke kërkon

Tani po policia po heton për të zbuluar se cili nga dy shqiptarët, Davella apo Lolo ishte shënjestër e atentatit.

45-vjeçari Davella ishte pronar lokali në Peristeri dhe dyshohet se kishte lidhje me tre figura të  krimit që janë vrarë në luftën e ndezur mes grupeve rivale të mafias greke.

Gjithashtu, në vitin 2009 ai është akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe zhvatje.

Atentati ndaj biznesmenit në Athinë, policia greke kërkon

Edi Lolo ka marrë plumb në kokë dhe në bark dhe po lufton për jetën. Ai ishte kthyer në Greqi nga Dubai së fundmi. Hetuesit besojnë se kthimi i tij në Greqi ka ndodhur për një arsye specifike dhe ka mobilizuar një grup rival që donte ta eliminonte.

Para atentatit, shqiptarët ishin takuar  me disa persona të tjerë në zonë. Persona të cilët tashmë janë në kërkim nga autoritetet për të përcaktuar nëse kanë ndonjë lidhje me ngjarjen.

Atentati ndaj biznesmenit në Athinë, policia greke kërkon

Sipas burimeve policore, “goditja” është cilësuar si “profesionale”. Në vendin e ngjarjes janë gjetur vetëm tre gëzhoja.

Mediet greke bëjnë me dije se autoritetet greke janë në kontakt me autoritetet shqiptare, teksa hetimet vijojnë.

Irakli Davella rezulton të ketë marrë nënshtetësi greke në vitin 2009. Ai është pronar i një lokali në zonën e Peristerit në Athinë dhe gjatë verës jepte edhe automjete me qera në ishujt grekë.

Në vitin 2006 ai rezulton të ketë rregjistruar me vendim të Gjykatës së Sarandës, një biznes “Kafe-Bar-Restorant, si dhe tregëtimin e e artikujve të ndryshëm dhe ushqimor e pije alkoolike me pakicë dhe shumicë” në Delvinë, biznes i cili rezulton ende aktiv me NIPT K66424544U me qendër në Mesopotam, Bashkia Finiq.

Gjithashtu në vitin 2020 ai rezulton të ketë regjistruar biznes në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol për kultivimin e agrumeve, i cili tashmë është çregjistruar./ Pamfleti

irakli davella atentati në athinë

Lini një Përgjigje