TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Dhjetor 2024, 10:37

Policia zbarkon në Vlorë, Sarandë e Delvinë, shoqërohen 15 persona

Shkruar nga Pamfleti

Policia zbarkon në Vlorë, Sarandë e Delvinë, shoqërohen

Forca të shumta të Drejtorisë së Policisë Vlorë kanë zhvilluar një operacion gjatë gjithë natës të shtrirë në Vlorë, Sarandë e Delvinë.

Nga burime paraprake bëhet me dije se janë shoqëruar rreth 15 persona të cilët akuzohen për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Të gjithë personat janë shoqëruar me furgonë policie drejt Vlorës ku po merren në pyetje. Ndërkohë, detaje të reja priten në orët në vijim.

policia vlore sarande delvine

Lini një Përgjigje