TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Dhjetor 2024, 16:30

Policia e Vlorës shkatërron grupin e shpërndarjes së drogës, arrestohen 12 persona; një në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Policia e Vlorës shkatërron grupin e shpërndarjes së

Policia e Vlorës ka ekzekutuar 12 masa sigurie “arrest me burg” për anëtarët e një grupi kriminal që shisnin lëndë narkotike. Grupi funksiononte kryesisht në Sarandë dhe Delvinë, të cilët shisnin kokainë dhe kanabis të ndara të doza.

Të arrestuarit janë shtetasit: Mili Hamzaj, dhe Evinio Hamzaj, (vëllezër), Fatjon Abazi, dhe Osmën Abazi, (vëllezër), Xhuljan Meçani dhe Stelio Meçani, (vëllezër), Eduart Taka, Juxhin Isufi, Drago Qëndro, Enver Haxhi dhe Mina Dedi. Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Algert Caushi. Ndërsa në kërkim është shpallur 49-vjeçari Pajanot Bala nga Delvia.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë.

Policia dhe grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Lini një Përgjigje