TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Dhjetor 2024, 21:57

U largua me shpejtësi pas të shtënave, policia greke identifikon personin që ishte në lokal me Edi Lulon dhe Irakli Davellën

Shkruar nga Pamfleti

U largua me shpejtësi pas të shtënave, policia greke identifikon
Policia greke ka arritur të identifikojë një nga dy personat që ndodhej në kafe me Irakli Davellën dhe Edi Lulon alias Etmond Hysa, ditën e djeshme para atentatit.

Bëhet fjalë për personin i cili ishte prezent në momentin e të shtënave dhe që është larguar me shpejtësi nga vendi ngjarjes.

Sipas mediave, bëhet fjalë për një person me precedentë penalë në Greqi, i përfshirë në çështje gjobëvënie dhe vjedhje. Ka dyshime se personi mund të jetë plagosur lehtë gjatë ngjarjes.

Policia greke ka nisur kërkimet për të me qëllim që t’i marrë dëshminë. Kërkime njëkohësisht po bëhen edhe për mjetin tip “Polo” që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Lini një Përgjigje