TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Dhjetor 2024, 10:58

U kap me 1.2 milionë euro kokainë në makinë, arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Austri

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 1.2 milionë euro kokainë në makinë, arrestohet

Një 36-vjeçar shqiptar u arrestua në Austri pasi u kap me 1.2 milionë euro kokainë në makinë.

Sipas mediave austriake, atij iu gjetën 12 kg kokainë në makinën me targa gjermane.

Drejtori i policisë së rajonit të Tirolit tha se kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur në këtë zonë. Shqiptari jetonte në Itali, por po udhëtonte drejt veriut.

36-vjeçari u kap pasi ishte kontradiktor në shpjegimet e tij për destinacionin e udhëtimit dhe qëllimin. Makina u dërgua në komisariat ku u çmontua plotësisht për të gjetur sasinë e kokainës.

Shqiptari nuk ka folur për autoritetet, që kanë nisur një hetim për të zbuluar se kush qëndron pas kësaj sasie kokaine.

Lini një Përgjigje