
Mbahet sot në Gjykatën e Apelit në Tiranë seanca gjyqësore ndaj 14 vjeçarit Mario Përlleshaj, i cili është arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Cani, që të dy nxënës ne shkollën Fan Noli ne Tiranë.
Seanca po mbahet nga gjyqtarja Elona Mihali në një shqyrtim që është me dyer të mbyllura.
14 vjeçari është sjellë nga policia prej institutit të Kavajës. Ai ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit nga Gjykata e Apelit, duke ngritur edhe pretendimet shëndetësore.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” ku dy të miturit studionin. Nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i Canit, Luis Meçja, i cili është larguar jashtë vendit për tu kuruar.
Lini një Përgjigje