TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Dhjetor 2024, 12:15

Dyshohet se do përdoreshin si përzierës droge, sekuestrohen 1 milionë tableta në Rinas; në pranga 5 kosovarë!

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se do përdoreshin si përzierës droge, sekuestrohen 1

Mësohet se barnat kryesisht përdoreshin edhe për përgatitjen e lëndëve narkotike apo përzierjen e tyre para shitjes në doza.

Një sasi e madhe ilaçesh janë sekuestruar në Rinas, pasi pesë shqiptarë të Kosovës tentuan t’i kontrabandojnë në vendin tonë.

Mësohet se barnat kryesisht përdoreshin edhe për përgatitjen e lëndëve narkotike apo përzierjen e tyre para shitjes në doza. Sipas policisë, pesë persona janë arrestuar, të gjithë shtetas nga Kosova. Në pranga kanë rënë: Bekim Zenuni, Ferhat Zenuni, Ardian Ismaili, Andi Grabanica dhe Altin Maqastena.

"Arrestohen në flagrancë 5 shtetas kosovarë të cilët do të futnin në RSh, barna të dyshuara të kontrabanduara, që dyshohet se përdoren si preparate për përgatitjen e lëndëve narkotike", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 300 mijë euro cash, ndërsa vlera e medikamenteve shkon në 1 mln euro.

"Sekuestrohen 1 057 840 tableta (barna) të dyshuara të kontrabanduara (me peshë 417.1 kg), 300 000 euro të cilat njëri prej të arrestuarve nuk i kishte deklaruar në PKK Rinas, si dhe 6 celularë", thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Unifromat blu njoftojnë gjithashtu se sasia e medikamenteve ishte fshehur në valixhe, ndërsa rezulton se janë blerë në Jordani. Ndërsa, destinacioni përfundimtar i barnave dyshohet se do të ishte Kosova dhe në Shqipëri ishin vetëm tranzit.

Dyshohet se do përdoreshin si përzierës droge, sekuestrohen 1

Njoftimi i plotë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Departamentin Operativo-Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Transit”.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas kosovarë të cilët do të futnin në RSh, barna të dyshuara të kontrabanduara, që dyshohet se përdoren si preparate për përgatitjen e lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 1 057 840 tableta (barna) të dyshuara të kontrabanduara (me peshë 417.1 kg), 300 000 euro të cilat njëri prej të arrestuarve nuk i kishte deklaruar në PKK Rinas, si dhe 6 celularë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në aeroportin e Rinasit, në hyrje të RSh-së, do të paraqiteshin disa shtetas të cilët në bagazhet e tyre dispononin mallra kontrabandë, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Departamentin Operativo-Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Transit”.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit kosovarë B. Z., 45 vjeç, F. Z., 34 vjeç, A. I., 23 vjeç, A. G., 20 vjeç, A. M., 21 vjeç.

Nga kontrolli i ushtruar në 14 valixhe (bagazhet e të arrestuarve), janë konstatuar 1 057 840 tableta (barna) të dyshuara të kontrabanduara, me peshë 417.1 kg, që dyshohet se përdoren si preparate për përgatitjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit B. Z., shërbimet e Policisë i gjetën 300 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se 5 të arrestuarit do të futnin në Shqipëri dhe më pas në Kosovë, barna të blera në Jordani.

Medikamentet mjekësore, shuma 300 000 euro dhe 6 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Dyshohet se do përdoreshin si përzierës droge, sekuestrohen 1

 

Lini një Përgjigje