TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Prill 2025, 15:49

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë, plagosen tre persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Vorë,
Pamje ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.

Si pasojë e këtij aksidenti, mësohet se dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën dhe mbetur të plagosur tre persona.

Ngjarja ka ndodhi në afërsi të zonës së fshatit Budull, ndërsa të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje