TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Prill 2025, 11:12

Përplasi për vdekje të moshuarën, arrestohet 27-vjeçari; u largua nga vendi i aksidentit

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi për vdekje të moshuarën, arrestohet

Një 27-vjeçar u arrestua nga Policia në Korçë, pas një aksidenti që ndodhi pasditen e djeshme në aksin rrugor “Maliq-Korçë”. I riu, i identifikuar si G. M., banues në Dërsnik, Korçë, akuzohet se përplasi për vdekje një 65-vjeçare dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 17:40 të ditës së djeshme. Viktima, shtetasja S. Q., humbi jetën si pasojë e përplasjes, ndërsa drejtuesi i automjetit, në vend që të ndihmonte apo të qëndronte në vendin e aksidentit, u largua.

Shërbimet e Policisë arritën të identifikojnë dhe të ndalojnë autorin. Gjatë kontrolleve, automjeti i përdorur në aksident u gjet i fshehur në garazhin e banesës së tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa ndaj të arrestuarit rëndojnë akuzat për “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Lini një Përgjigje