TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Prill 2025, 19:04

Makina përplas për vdekje të moshuarën në Korçë, i riu largohet nga vendi i ngjarjes

Shkruar nga Pamfleti

Makina përplas për vdekje të moshuarën në

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur në vend. Pas atij në Durrës ku një adoleshent përplasi një 55-vjeçar, një e moshuar ka humbur jetën në Bulgarec të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet mësohet se ka përplasur një këmbësore, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Bulgarec, një automjet i pa identifikuar, ka përplasur këmbësoren, shtetasen S. Q., rreth 65 vjeç, banuese në Bulgarec.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 17:40, në fshatin Bulgarec, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasen S. Q., 65 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për kapjen e vënien në pranga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

Lini një Përgjigje