TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Prill 2025, 16:32

16-vjeçari merr makinën dhe bën aksident, përplas për vdekje këmbësorin në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

16-vjeçari merr makinën dhe bën aksident, përplas për

Një adoleshent i ka marrë jetën një personi në Durrës si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Fllakës.

Paraprakisht bëhet me dije se një 16-vjeçar teksa drejtonte një automjet tip Volkswagen në aksin rrugor Fllakë-Bisht Kamëz ka përplasur një këmbësor që deklarohet se ka humbur jetën në vendin e aksidentit.

Ndërkaq drejtuesi 16-vjeçar i mjetit nuk ka dëmtime shëndetësore.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryen veprimet procedurale dhe ka kontrolluar në kanalin buzë rrugës nëse ka edhe të dëmtuar të tjerë nga ky aksident.

Lini një Përgjigje