TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Prill 2025, 12:50

Ishte shpallur në kërkim, kapet 57-vjeçari i dënuar nga GJKKO për drogë 

Shkruar nga Pamfleti

Ishte shpallur në kërkim, kapet 57-vjeçari i dënuar nga

Një 57-vjeçar i cili ishte shapllur në kërkim, është vënë në pranga nga policia. 

Mësohet se 57-vjeçari Vaid Taka ishte dënuar me 2 vite e 4 muaj burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. 

"Kapet dhe ndalohet 57-vjeçari, i dënuar nga GJKKO me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “End”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Klos, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit V.T., 57 vjeç, banues në fshatin Gurrë, Klos.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje