TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Prill 2025, 12:19

Merr flakë autobusi i linjës Sarandë-Tiranë në Kardhiq, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët 

Shkruar nga Pamfleti

Merr flakë autobusi i linjës Sarandë-Tiranë në Kardhiq,

Një autobus në lëvizje është përfshirë nga zjarri paraditen e kësaj të shtune në dalje të tunelit të Kardhiqit, teksa brenda mjetit kishte edhe pasagjerë të cilët po udhëtonin nga Gjirokastra në drejtim të Sarandës.

Siç shihet edhe nga pamjet, flakët kanë përpirë totalisht autobusin, teksa një shtëllungë e madhe e tymit ka mbuluar zonën.

Shkak i flakëve dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa brenda janë djegur edhe sende personale të pasagjerëve.

Në momentin kur ka rënë zjarri, pasagjerët i ka kapur paniku dhe kanë dalë me shpejtësi, teksa deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar.

"Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Sarandë-Tiranë, me drejtues shtetasin G. A.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të dëmtuar.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit", njofton policia. 

 

 

Lini një Përgjigje